Të gjitha të rejat nga ShowBizi

Tuesday, May 11, 2010

GaGa refuzon të pushojë


Lady GaGa është duke refuzuar të dëgjojë këshillat e të tjerëve dhe të bëjë ca pushim nga orari i saj i ngarkuar i turneut - ajo e ka vazhduar atë deri në vitin 2011.

Lady GaGa është duke refuzuar të dëgjojë këshillat e të tjerëve dhe të bëjë ca pushim nga orari i saj i ngarkuar i turneut - ajo e ka vazhduar atë deri në vitin 2011.

Këngëtarja nuk ishte ndjerë mirë tre herë gjatë koncertit të fundit në Zelandën e Re, duke u detyruar të shtrihet në skenë në mes të këngës. Por, promovuesi i turneut të saj tha se ajo vetëm ishte ‘e lodhur dhe e dehidruar’.

Dhe GaGa nuk dorëzohet dhe i ka dhënë një shtytje turneut të saj në Amerikën Veriore duke zbuluar edhe disa koncerte të reja.

Turneu, i quajtur “Monster Ball”, është zgjatur deri në shkurtin e ardhshëm, me disa koncerte shtesë që do të zhvillohen edhe në qytetet si Las Vegas, New Orleans, Louisiana dhe Miami.